Liberty Democratic Association awards the President of AAOHA

On October 12, 2023 Liberty Democratic Association recognizes and awards the president of Albanian & American Open Hand Association, Aleksander Nilaj for his remarkable work in helping the community. In his word Aleksander valued the work of the volunteers that dedicate many hours to community service.

Demokratët në New York vlerësojnë humanistin shqiptar Aleksandër Nilaj

Në darkën e mbajtur më rastin e 16 vjetorit të "Liberty Democratic Association" në Pelham Parkway Bronx, New York, humanisti shqiptar Aleksandër Nilaj u vlerësua me mirënjohje për punën e tij humane, shërbimet publike dhe bamirësinë në dobi të komunitetit në nevojë në New York e më gjërë. Në një mbrëmje festive ku morën pjesë njerëz të politikës si

Presidentja e Bronxit Vanessa L. Gibson, avokatja e popullit për Bronxin Darcel Clark, senatorë dhe Assemblymembers e përfaqësueses të veprimtarëve komunitarë në Bronx, u theksua rëndësia e ndihmës ndaj njerëzve në nevojë dhe shtresave të ndryshme sociale. Drejtuesi i Shoqatës Humanitare Duart e Hapura tha se këtë vlerësim ua dedikon të gjithë bashkëpunëtorëve tij, grupit fisnik të vullnetarëve shqiptarë e jo vetëm që punojnë ditë natë për t',iu gjendur pranë çdokujt që ka nevojë.

Previous
Previous

AAOHA FOX 5 NEWS

Next
Next

Grand Opening